Politike

‘Në 4 vite i keni pasur të gjitha pushtet’/ Buzhala: Mandati i tretë i Ramës, i dëmshëm për Shqipërinë

30 Dhjetor 2020, 21:09 Nga DOSJA
‘Në 4 vite i keni pasur të gjitha pushtet’/ Buzhala:

TIRANË–  Gazetari Berat Buzhala ka thënë se një mandat i tretë për Edi Ramën do të jetë i dëmshëm për Shqipërinë. I ftuar në emisionin “Open” Buzhala teksa i është drejtuar Ministres Elisa Spiropalit, ka thënë se në 4 vite i kanë pasur të gjitha pushtetet, dhe sipas tij gjatë viteve që kanë qenë në qeveri nuk e kanë luftuar korrupsionin në Shqipëri.

“Ju i keni pasur të gjitha pushtetet. Para 4 vitesh dolët në fushatë duke thënë se partia tjetër nuk na la të bëjmë reforma. Keni 4 vite që keni pasur çdo pushtet. I keni pasur të gjitha: Kazanin, pushtetin. Spiropali tha se do luftojë korrupsionin. Cilin korrupsion do luftoni? Këtë tuajin, apo do ktheheni pas 8 viteve dhe do luftoni korrupsionin e Sali Berishës”– tha Buzhala.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike berat buzhala berat buzhala

Sondazh

Poll