Politike

‘Udhëheqësit e UÇK-së janë marrë peng’/ Rama takim me Enver Hoxhajn, porosia që dha para gazetarëve nga TIRANA për

31 Dhjetor 2020, 08:06 Nga DOSJA
‘Udhëheqësit e UÇK-së janë marrë

TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur pengmarrje arrestimin e ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale. Mediat e Kosovës kanë publikuar detaje nga takimi, duke bërë me dije se numri një i qeverisë takoi dje në zyrën e tij kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, duke e konsideruar si ndër më emocionalët .

“Për hir të vërtetës ishte një takim më emocional sesa zakonisht pasi kushtet në cilat takohemi janë kushte që janë krejt të posaçme për faktin se udhëheqësit e UÇK-së, Kosovës dhe PDK-së sot janë marrë peng. Janë marrë peng, siç është marrë peng përmes tyre lufta e Kosovës, historia e luftës dhe e vërteta e kësaj lufte. Natyrisht çlirimi i pengjeve do të kërkojë kohën e vet, kur e them këtë nuk e kam parasysh vetëm qenien fizike të tyre, por pengun më të madh që është e vërteta e luftës dhe lufta vet,”- u shpreh Rama. 

Në kuadër të kësaj vizite, kryeministri Rama para gazetarëve dërgoi edhe një porosi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët që janë duke qëndruar në paraburgim në Hagë.

“Uroj për një vit të ri sa më të lehtë Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve që do të kalojnë këtë vit të ri larg familjeve të tyre. Për aq sa mundet u them të mos e humbasin besimin, kanë parë edhe më të këqija se kaq. Pasi e vërteta do të triumfojë, jo për ta personalisht por edhe për Kosovën në radhë të parë,”-shtoi ai.

Enver Hoxhaj ishte dje në Tiranë ku edhe zhvilloi takime me drejtues të rëndësishëm të politikës dhe shtetit shqiptar. Kryefjalë në takimet e tij ishin 4 ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi që prej muajsh gjenden në paraburgim në Hagë të akuzuar për krime lufte. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike enver hoxhaj enver hoxhaj ne shqiperi enver hoxhaj enver hoxhaj ne shqiperi

Sondazh

Poll