Politike

‘Tensione’ në Studio/ Buzhala: Ofendim për Kosovën, Besa dhe Cakaj u shkarkuan nuk dhanë dorëheqjen. Spiropali: Pse nuk

30 Dhjetor 2020, 20:23 Nga DOSJA
‘Tensione’ në Studio/ Buzhala: Ofendim për Kosovën,

TIRANË– Gazetari kosovar Berat Buzhala, ka thënë se Rama e ka shkarkuar ish-ministren e Arsimit Besa Shahini dhe ish-ministrin Gent Cakaj. I ftuar në emisionin “Open” ai është shprehur se nuk beson se dy ish-ministrat kosovar kanë dhënë dorëheqjen. Në fjalën e tij ndër të tjera Buzhala deklaroi se Rama me Cakajn kishin mosmarrëveshja lidhur me çështjet e jashtme të Shqipërisë, gjë që kanë çuar në shkarkimin e ish-ministrit.

Po ashtu ai ka shtuar se largimi i tyre nga detyra ishte turp për Kosovën. Pikërsiht në këtë moment ka ndërhyrë edhe Ministrja Elisa Spiropali, duke i thënë se pse nuk ishte krenari për Kosovën kur ata u emëruan në poste.

Pjesë nga biseda: 

Buzhala: Unë nuk i kam marrë seriozisht emërimin e tyre kur ikën nga Kosova s’i marr as tani që u larguan nga Shqipëria. Rama afroi në kabinetin e tij dy ministra nga Kosova për të fituar terren politik në Kosovë. Të dy janë të shkarkuar nga Rama dhe jo të larguar. Tai Rama duhet të akomodojë njerëzit e tij dhe të lërë pas Besën dhe Gentin. Për Besën po e po jam i sigurtë që është shkarkuar, por dhe për Gentin. Ata nuk pajtoheshin për shumë çështje, ndoshta dhe për çështjen e Kosovës në shumë aspekte. Genti e shihte më shumë si konkurencë pjesën me Ramën dhe përfshirë mosmarrëveshjet, ka bërë që të shkarkohen.

Spiropali: Peshën e Kosovës nuk mund ta ulë as ta lartësojnë dy mkinistra nga Kosova.

Buzhala: Pse i ra interesimi dhe pse ishte kjo aventurë 3-vjeçare?

Spiropali: Ka një kohë afrimi dhe një kohë largimi.

Buzhala: Ishte turp për Kosovën…

Spiropali: Po pse nuk e patë si krenari? Tani ndiheni të lënë pas dore…?

Buzhala: Unë i kam parë si dy emërime dhe lëvizje politike, dhe pse shumë qytetarë të Kosovës i kanë duartrokitur.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike berat buzhala elisa spiropali berat buzhala elisa spiropali

Sondazh

Poll