Politike

Buzhala zbërthen mesazhet e Ramës për Kurtin: Gent Cakaj ka qenë pjesë e Vetëvendosjes…

30 Dhjetor 2020, 21:49 Nga DOSJA
Buzhala zbërthen mesazhet e Ramës për Kurtin: Gent Cakaj ka

TIRANË– Analisti nga Kosova Berat Buzhal, ndryshimet në qeverinë Rama dhe dorëheqjen e Gent Cakajt nga Ministria e Jashtme e ka cilësuar si një mesazh të Ramës për politikën në Kosovë. Sipas Buzhalës, Rama me këtë lëvizje i bën thirrje politikës në Kosovë që të mos përzihet me politikën në Shqipëri.

“Ka qenë një fushatë e Ramës, që me marrë sa më shumë njerëz nga Kosova dhe me i bërë pjesë të Qeverisë. Nuk ishte vetëm punësime të thjeshta po mesazh që Rama jepte. Ka ndodhur në kohën kur Rama kishte përplasje me Albin Kurtin. Ka qenë e menduar që “bashkimin kombëtar” të Albin Kurtit me e marrë Rama. Edi Rama është bindur se Albin Kurti është realitet i pakthyeshëm në Kosovë. Dhe zoti Thaçi, aleati i Ramës në Kosovë nuk ekziston më. Është dorëzim i Ramës. Si një kërkesë mos u përzi në punët tona.” ka thënë Buzhala.

Më tej ai ka shtuar: Mesazhi për albin Kurtin. Genti ka qenë Vetëvendosje dhe ka dalë nga Vetvendosja.

Marrë nga: TopChannel 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike berat buzhala berat buzhala

Sondazh

Poll