Politike

“2020-a ka qenë një luftë për të gjithë ne”/ Urimi i Kryemadhit për shqiptarët: Të mbyllim këtë kapitull tranzici

30 Dhjetor 2020, 19:18 Nga DOSJA
“2020-a ka qenë një luftë për të gjithë

TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri. Në një video-mesazh ajo uron që shqiptarët të kenë një vit të mbarë plot shpresë e mbarësi. Kryemadhi ka thënë se 2020-ta ka qenë një luftë për të gjithë shqiptarët, ndërsa shtoi se ndikimi i COVID-19 tregoi dobësinë e shtetit tonë. Ajo ka thënë se një Shqipëri më e mirë po vjen sakaq ka shtuar se bashkë mund ta kthejmë Shqipërinë të ndihet sërish si një shtëpi dhe të mbyllim këtë kapitull tranzicioni.

“2020-a ka qenë një luftë për të gjithë ne. Ndikimi i COVID-19 tregoi dobësinë e shtetit tonë. Ne pamë rritje të papunësisë, çmime të larta, më pak mundësi dhe më shumë shqiptarë që largohen nga vendi ynë. Shumë shqiptarë po luftojnë për të mbijetuar. Uroj me zemër të gjithë shqiptarët e mi që 2021-i të sjellë shpresë të re, energji të re dhe më shumë mundësi. Kjo është arsyeja e angazhimit tonë, të rikthejmë shpresën në Shqipëri. Një Shqipëri më e mirë po vjen. Së bashku ne mund ta kthejmë Shqipërinë të ndihet sërish si një shtëpi dhe të mbyllim këtë kapitull tranzicioni. Gëzuar Vitin e Ri 2021. Zoti i bekoftë shqiptarët. Zoti e bekoftë Shqipërinë!- ka thënë ajo. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll