Aktualitet

Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët Priten reshje të shumta shiu që mund të rrezikojnë familje në zonat me risk

30 Dhjetor 2020, 21:39 Nga DOSJA
Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët Priten reshje të

TIRANË- Bashkia e Lezhës, nisur nga situata që është krijuar për shkak të motit ka dhënë një mesazh për qytetarët. Në një njoftim që ka bërë në rrjetet sociale, Bashkia ka paralajmëruar qytetarët se priten reshje të shumta shiu, të cilat mund të vështirësojnë aktivitetet e përditshme. Po ashtu në njoftim thuet se për shkak të motit mund të bllokohet qarkullimi i makinave dhe se reshjet mund të sjellin përmbytje të tokave duke rrezikuar familje në zonat me rrezik të lartë.

Të nderuar qytetarë lezhjan!

Duke ju uruar festa të mbara, Bashkia Lezhë ju bën me dije se priten reshje të shumta shiu të cilat mund të veshtirësojnë aktivitetet tuaja të përditshme, qarkullimin me makina, tokat e mbjella, rrugët e lagjeve, kjo edhe për shkak të punimeve që po kryhen, gjithashtu mund të rrezikojnë ndonjë familje me shtëpi në zona me rrisk të lartë. I gjithë stafi i Bashkisë, i cili është përgjegjës për çështjet e emergjencave civile është në gadishmëri të plotë të pëballuar situaten. Janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për t’u ardhur në ndihmë sa më shpejt për çdo rast veshtirësie që mund të ndodhe. Për çdo problem duhet të telefononi tek Nr. 068 669 4445 ose na shkruani në inbox.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e lezhës bashkia e lezhës

Sondazh

Poll