Aktualitet

Situata me pandeminë/ Holanda nis vaksinimin anti-COVID nga 8 janari, De Jonge: Do kisha dashur të isha ndër të parët

31 Dhjetor 2020, 06:43 Nga DOSJA
Situata me pandeminë/ Holanda nis vaksinimin anti-COVID nga 8 janari, De

AMESTERDAM– Holanda do të nisë vaksinimin këtë javë, më 8 janar. Lajmin e ka dhënë ministri i Shëndetësisë, Hugo de Jonge.

De Jonge ka marrë kritika lidhur me qëndrimin e tij se ishte e pamundur që vaksinimi të niste më herët për holandezët pasi autoritetet shëndetësore nuk kishin ende gati sistemet e nevojshme të teknologjisë.

Shumica e vendeve kanë zgjedhur injeksionet e para të jenë simbolike, unë bëra një zgjedhje të qartë mos e bëj këtë. Sigurisht që do të kisha dashur të isha unë ndër të parët që injektohen, por duhet të bëj zgjedhje të përgjegjshme,”– u tha De Jonge gazetarëve.

Infektimi me koronavirus në Holandë ka shënuar ende shifra të larta, pavarësisht masave të marra. Numri i pacientëve të shtruar në spital është rritur me më shumë se 60% këtë muaj. Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 787,300 të prekur dhe 11,323 viktima.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet holande hugo de jonge koronavirusi ne holande holande hugo de jonge koronavirusi ne holande

Sondazh

Poll