Aktualitet

Moti i keq/ Rikthehet pas 24 orësh energjia elektrike për 20 fshatrat në Lezhë, OSHEE: Jemi në gadishmëri

30 Dhjetor 2020, 20:40 Nga DOSJA
Moti i keq/ Rikthehet pas 24 orësh energjia elektrike për 20 fshatrat

LEZHË- Pas 24 orësh është rikthyer energjia elektrike në Lezhë. Energjia ka ikur për shkak të motit të keq dhe reshjeve të shumta që ka pasur në vend.  Prej disa ditësh ka patur defekte të vazhdueshme në rrjetin elektrik, ndersa grupet e punës të njësisë së OSHEE janë vënë në gadishmëri përgjatë 24 orëve për konstatunin dhe riparimin e defekteve.

Drejtori i rajonal i OSHEE, Armand Zhuka në një intervistë për Oraneës  shprehet se, aktualisht furnizohen me energji elektrike të gjitha zonat, ndërsa garanton se angazhimi do të jete maksimal që pavarësisht kushteve atmosferike energjia elektrike të mos mungojë.

Moti i keq me stuhi dhe reshje shiu ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike në zonën e Lezhës. Mbi 20 fshatra të Lezhës ishin pa energji elektrike.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rikthehet energjia elektrike rikthehet energjia elektrike

Sondazh

Poll