Bota

Austria ecën me ritme të shpejta/ Vaksinohen me Pfizer rreth 6,000 persona brenda 4 ditësh

30 Dhjetor 2020, 19:57 Nga DOSJA
Austria ecën me ritme të shpejta/ Vaksinohen me Pfizer rreth 6,000

AUSTRI-Vaksinimi në Austri, po ecën me ritme të shpejta. Sipas mediave të huaja deri më tani janë vaksinuar kundër Covid-19 rreth 6,000 njerëz.

Vaksinimi kundër Covid-19 filloi të dielën në të gjithë BE-në me dozat e para të vaksinës Biontech-Pfizer, të cilat u miratuan në BE-ja më 21 dhjetor. Austria mori 9.750 doza, me të cilat filloi vaksinimin e grupeve të rrezikut.

Ndërkohë, që pritet që të vinë dhe 53.000 doza të tjera të vaksinës Biontech dhe Pfizer deri në fund të javës dhe më pas 63.000 doza të tjera gjatë muajit.

Sakaq, që prej fillimit të pandemisë në Austri janë shënuar 357,902 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 6,149 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota austri vaksinimi ne austri austri vaksinimi ne austri

Sondazh

Poll

Bota 30 Dhjetor 2020, 19:31

Sulm terrorist në Siri/ Vriten 28 persona

SIRI-Një sulm terrorist ka ndodhur në një autobus në autostradën kryesore në provincën siriane të Dair al-Zor, e cila kufizohet me Irakun. Si pasojë 28 persona ...