Politike

Mesazh urimi për detyrën/ Olta Xhaçka falenderon Mike Pompeo: Krenare për miqësinë midis dy vendeve! E lumtur që do luaj

30 Dhjetor 2020, 18:45 Nga DOSJA
Mesazh urimi për detyrën/ Olta Xhaçka falenderon Mike Pompeo:

TIRANË- Olta Xhaçka ka reaguar pasi sekretari amerikan i shetetit Mike Pompeo e ka uruar për detyrën e re si ministre e Jashtme. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ajo e ka falenderuar duke thënë se ndihet shumë mirënjohëse për mbështetjen e SHBA-së që i ka dhënë Shqipërisë.

Xhaçka shkruan se është krenare për miqësinë midis dy vendeve dhe se ndihet e lumtur që do të luajë këtë rol për ta bërë partneritetin më të fortë. Në këtë mesazh Xhaçka i ka uruar Vitin e Ri dhe ditëlindjen.

“Faleminderit Pompeo! Këto fjalë me të vërtetë do të thonë shumë! Jam krenare për miqësinë midis vendeve dhe njerëzve tanë, thellësisht mirënjohëse për SHBA dhe Shqipërinë, dhe e lumtur që mund të luaj një rol modest për ta bërë partneritetin tonë më të fortë. Unë pres që të punojmë ngushtë me SHBA në zgjerimin dhe konsolidimin e partneritetit tonë strategjik më tej! Në një shënim tjetër, Z. Sekretar, më lejoni t’ju uroj një Vit të Ri dhe një ditëlindje shumë të lumtur.” shkruan Xhaçka.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike olta xhacka olta xhacka

Sondazh

Poll