Politike

‘Bum tërmeti e bam COVIDI, çfarë sfidash’, Rama bën urimin e veçantë: Shqiptarët janë arsyeja pse zgjohem çdo mëng

30 Dhjetor 2020, 17:59 Nga DOSJA
‘Bum tërmeti e bam COVIDI, çfarë sfidash’, Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë një urim tepër të veçantë për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, me rastin e festës së fundvitit. në një video-mesazh që ka postuar në rrjetet sociale Rama thotë se Shqipëria ka kaluar sfida të madha gjatë këtij, viti duke shtuar se me punë e shpresë do të ecim përpara.

Kryeministri përmendi të gjithë ata që këtë vit janë munduar t’ja bëjnë të tjerëve jetën më të bukur me punën e tyre të palodhshme, nga ekipet e shpëtimit gjatë tërmetit, tek mjekët e ndërtuesit. Ai ka shtuar se, çdo shqiptar i ndershëm dhe punëtor, është arsyeja pse zgjohet në mëngjes dhe e bën me dëshirë të madhe punën e tij si kryeministër.

 

“Të gjithë mendojnë se bëjnë punën më të vështirë. Dhe unë mendoj që puna që bëj është puna më e vështirë. Unë punoj shumë, probleme që duhen zgjidhur çdo ditë janë të pafundme. Lërë pastaj, bum tërmeti, bam kovidi, çfarë sfidash. Por prapë se prapë, puna më e vështirë është e atyre që vrapojnë për ata që duhet të vrapojnë për të dhënë ndihmën e parë për njerëzit në rrezik jete, nën rrënoja tërmeti. Punë e vështirë është tek ato që ndërtojnë banesa e shkolla, në të nxehtë e në të ftohtë, që mundohen të ktejnë në shtëpi njerëzit e fëmijët në shkolla. Puna e vështirë është ajo orar pa orar dhe pa të diela pushim e mjekëve dhe infermierëve, që qysh që smbahet mend luftojnë me kovidin. Punë e vështirë është e çdo shqiptari të zakonshëm që punon për të mbajtur familjen edhe në këto kohë të jashtëzakonshme pandemie. Puna e vështirë është e prindërve që punojnë për t’i dhënë fëmijëve një të ardhme më të sigurtë. Shembulli i tyre ma bën mua punën më të lehtë. Ata janë arsyeja pse zgjohem në mëngjes me një dëshirë kaq të madhe për të bërë më të mirën çdo ditë për vendin tim. Për njerëzit tanë, për një jetë më të mirë, për një të ardhme më të ndritshme. Dua t’i falenderoj me gjithë zemër të gjithë njerëzit që punojnë kaq shumë në Shqipëri, e dua t’i uroj një vit të ri siç ua do zemra dhe siç e meritojnë të gjithë”.- tha Rama. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 30 Dhjetor 2020, 14:12

TIRANË – Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka folur mbi një ngjarje të rëndë në ’97-ën ku është kërcënuar me jetë. Në një intervistë për emisionin ...