Bota

Tragjike në Kosovë!/ Kryefamiljari vret dy djemtë, gruan e më pas veten. Publikohen FOTOT e të rinjëve që u ezkekutuan ng

30 Dhjetor 2020, 18:38 Nga DOSJA
Tragjike në Kosovë!/ Kryefamiljari vret dy djemtë, gruan e

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kosovë, ku një vrasje e katërfishtë është regjistruar në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë. Mësohet se të katër personat janë pjesëtar të një familje, ku dyshohet se kryefamiljari ka vrarë me armë zjarri gruan dhe dy fëmijët e tij. Prokuroria ka bërë të ditur se autori është identifikuar si Fetah Zuka, dhe viktimat, janë gruaja e tij Makfire Zukan dhe dy djemtë Arbër dhe Hamdi Zuka. Po ashtu janë publikuar edhe dy fotot e djemve që u vranë nga i ati.

Nga raportimet e para mësohet se babai fillimisht ka qëlluar një prej djemve, ndërkohë që djali tjetër ka tentuar që të ikë, po që nuk ka arritur t’u shpëtojë plumbave. Pasi ka qëlluar dy djemtë të cilët kanë mbetur të vdekur në vend, ka qëlluar bashkëshorten dhe më pas edhe veten. Sipas mediave të Kosovës, bëhet e ditur se çifti Zuka kishte pasur mosmarrëveshje mes tyre dhe kishin filluar diskutimet për divorc. Mësohet familja ishin kthyer nga Zvicra për të kaluar pushimet në Kosovë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur polica, ekipet mjekësore dhe prokurori, për të mësuar rreth ngjarjes që ka tronditur Kosovën.

(k.a/a.k dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove vrasja e katerfisht ne kosove kosove vrasja e katerfisht ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 30 Dhjetor 2020, 16:53

Fillim i suksesshëm i vaksinimit në Gjermani

Deri të mërkurën në mëngjes (30.12.), në Gjermani ishin vaksinuar mbi 60.000 vetë, me dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19. Zyrtarisht vaksinimi filloi të d...