Bota

Pas 7 vitesh negociatash, BE-ja arrin marrëveshjen për investime biznesi me Kinën

30 Dhjetor 2020, 18:21 Nga DOSJA
Pas 7 vitesh negociatash, BE-ja arrin marrëveshjen për investime

KINË-Bashkimi Evropian dhe Kina pas 7 vitesh negociata më në fund kanë rënë dakord në parim për një marrëveshje investimi biznesi pas shtatë vjetësh negociatash. Lajmi është konfirmuar nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen përmes një postimi në Twitter.

“Sot, BE dhe Kina përfunduan në parim negociatat për një marrëveshje investimi,” shkruan Von der Leyen.

Postimi i plotë:

The EU has the largest single market in the world. We are open for business but we are attached to reciprocity, level playing field & values.

Today, the EU & China concluded in principle negotiations on an investment agreement.

For more balanced trade & business opportunities. pic.twitter.com/zURkyE2yX4

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) December 30, 2020

Ndërkohë, nënkryetari i Komisionit të BE-së përgjegjës për tregtinë, Valdis Dombrovskis e ka cilësuar moment historik për ekonominë një marrëveshje të tillë.

“Marrëveshja nuk do të zgjidhë të gjitha sfidat tona me Kinën, të cilat mbeten të shumta, por ajo i lidh ato në mënyrë të konsiderueshme në drejtimin e duhur”, shtoi ai

Bisedimet për marrëveshjen nisën në 2014 por ngecën në vend për vite pas një numër përplasjesh. Ndërkohë, kjo marrëveshje vjen menjëherë pas asaj të pas Brexit-it me Britaninë e Madhe. Një nga pikat kyçe të kinës ka qenë kërkesa për akses në tregjet e energjisë së BE-së.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kine-be ursula von der leyen kine-be ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Bota 30 Dhjetor 2020, 16:53

Fillim i suksesshëm i vaksinimit në Gjermani

Deri të mërkurën në mëngjes (30.12.), në Gjermani ishin vaksinuar mbi 60.000 vetë, me dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19. Zyrtarisht vaksinimi filloi të d...