Bota

Sulmi në Jemen/ Rritet numri i viktimave, 26 të vdekur dhe 60 të plagosur

30 Dhjetor 2020, 17:35 Nga DOSJA
Sulmi në Jemen/ Rritet numri i viktimave, 26 të vdekur dhe 60 të

JEMEN-Shifra e personave që kanë ndërruar jetë nga sulmi në aeroportin e qytetit Aden në Jemen ka shkuar 26, ndërsa janë plagosur  60 të tjerë.  Disa zyrtarë qeveritarë dhe punëtorë të Kryqit të Kuq besohet të jenë midis të vdekurve, me numrin e përgjithshëm të viktimave që pritet të rritet.

Ndërkohë që ende nuk janë gjetur personat përgjegjës për sulmin, Ministri i informacionit, Moammer al-Eryani, pretendoi në një postim në Twitter se grupi Houthis është prapa sulmit, ndërsa në një fjalim televiziv Saeed e quajti atë një “akt terrorist frikacak”.

“Sulmi është pjesë e luftës që po bëhet kundër shtetit të Jemenit dhe njerëzve tanë të mëdhenj, dhe kjo vetëm do të rrisë vendosmërinë tonë për rivendosur shtetin dhe stabilitetin,” tha ai.

Një sulm më raketa ka ndodhur ditën e sotme në aeroportin e Jemenit. Shpërthimi u bë në momentin që një avion qeveritar është ulur në aeroportin e Adenit. Shpërthimet tronditën aeroportin menjëherë pasi një aeroplan me qeverinë e re të Jemenit mbërriti nga Arabia Saudite. Disa anëtarë të kabinetit dhe kryeministri Maeen Abdulmalik, janë transferuar dhe janë të sigurtë në pallatin presidencial të qytetit. Ministri i Informacionit fajësoi për sulmin grupin rebel Houthi të mbështetur nga Irani.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jemen sulmi ne jemen jemen sulmi ne jemen

Sondazh

Poll

Bota 30 Dhjetor 2020, 16:53

Fillim i suksesshëm i vaksinimit në Gjermani

Deri të mërkurën në mëngjes (30.12.), në Gjermani ishin vaksinuar mbi 60.000 vetë, me dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19. Zyrtarisht vaksinimi filloi të d...