Bota

Bën gjithçka për të shmangur infektimin me Covid-19/ Historia e çiftit në SHBA, që vizita në parukeri iu kushtoi jetën

30 Dhjetor 2020, 17:04 Nga DOSJA
Bën gjithçka për të shmangur infektimin me Covid-19/

 SHBA-Mike dhe Carol Bruno, një çift nga Çikago, bëri gjithçka për të shmangur infektimin me Covid-19. Por, një vizitë rezultoi fatale për ta. Ata shmangën mbipopullimin dhe darkat e mëdha familjare. Në vend të kësaj, ata u kufizuan duke përdoruar telefonatat, por një vizitë e Carol, shkaktoi dhe marrjen e jetës së tyre, pas infektimit me Covid-19.

Historia është rrëfyer nga djali i çiftit, Joseph Bruno i cili ka thënë, se ka dashur ta ndaj tragjedinë e tij për të treguar se sa e lehtë është të infektohesh me Covid-19.

“Edhe kur mendoni se po bëni gjithçka siç duhet, ai përsëri mund t’ju gjejë“, thotë ai.

Në fund të nëntorit, Carol Bruno shkoi në apartamentin e djalit të motrës së saj për të prerë flokët. Para vizitës, motra e saj, e cila punon në një parukeri, bëri një test koronavirus dhe doli negative. Ajo ishte gjithashtu në izolim për 3-4 ditë, gjë që e bëri familjen të ndihej e sigurt të ishte me të .

Gjatë vizitës, e cila zgjati rreth 40 minuta, anëtarët e familjes kishin një maska dhe i shmangnin përqafimet. Të nesërmen, motra e Carol filloi të shfaqte simptoma të Covid-19. Pas pak, nëna dhe djali gjithashtu filluan të ndiheshin keq .

Carol Bruno,  u shtrua në spital. Disa ditë më vonë ajo u lirua, pasi gjendja e saj dukej se ishte përmirësuar. Por, dy ditë më vonë, ajo u kthye në spital dhe u intubua. Më pas dhe burri i saj Mike u sëmur .

Mike Bruno nuk kishte shoqëruar gruan dhe vajzën e tij në atë vizitë, por ai filloi të shfaqte simptoma dhe u shtua në spital dy javë pas gruas së tij.  Një ditë pasi bashkëshorti i saj ishte intubuar, Carol vdiq. Nëntë ditë më vonë, më 23 dhjetor, vdiq dhe Mike.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota historia e ciftit ne shba mike dhe carol bruno shba historia e ciftit ne shba mike dhe carol bruno shba

Sondazh

Poll

Bota 30 Dhjetor 2020, 16:53

Fillim i suksesshëm i vaksinimit në Gjermani

Deri të mërkurën në mëngjes (30.12.), në Gjermani ishin vaksinuar mbi 60.000 vetë, me dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19. Zyrtarisht vaksinimi filloi të d...