Aktualitet

Situatë e rënduar në Shkodër nga reshjet e shiut, Bashkia tregon rrugët që duhet të shmangin banorët

30 Dhjetor 2020, 18:30 Nga DOSJA
Situatë e rënduar në Shkodër nga reshjet e shiut, Bashkia

SHKODËR- Moti i keq gjatë ditës së sotme ka shkaktuar përmbytje në qytetin e Shkodrës dhe në zonën e Velipojës. Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, deti është fryrë dhe uji ka vërshuar në katet e para të banesave dhe të bizneseve.

Ndërkohë Bashkia Shkodër njofton se si rezultat i përmbytjeve janë bllokuar disa akse rrugore dhe ka erozion të vazhdueshëm në disa njësi administrative. Në njoftim bashkia ka treguar dhe rrugët që akualisht janë të pakalueshme dhe që banorët duhe t’i shmangin.

Reagimi i Bashkisë:

Informacion në lidhje me situatën e krijuar në territorin e Bashkisë Shkodër nga reshjet e shiut dhe erërat e forta gjatë natës, datë 29.12.2020. Reshjet e shiut dhe era kanë vazhduar edhe gjatë natës që kaloi. Ka ndërpreje të energjisë për shkak të difekteve pothuaj në të gjithë territorin në zona të veçanta e herë pas here dhe në krejt njësitë admnistrative. Rruga nga Qafa e Thores është e pakalueshme. Është rritur vështirësia e kalimit edhe në segmentin e Malit të Shoshit-Breg Lumi. Vazhdon rritja e nivelit të lumenjve (Dajç 4.90;). Ka prezencë uji në pjesën e ulët e territorit, kryesisht në Gaduç (12 ha) NJA Velipojë dhe ndonjë pjesë tjetër. Ka erozion të vazhdueshëm në Berdicë në NJA Berdicë, Bardhaj në NJA Rrethina, te Mali i Vukatanit në NJA Gur i Zi. NJA Dajç nuk ka patur energji pothuaj gjatë gjithë kohës përjashtuar intervale shumë të shkurtra kohe. Po ashtu edhe Mali Kolaj në NJA Velipojë. Në pjesën e territorit urban ka patur disa shqetësime me pemët e lëvizura nga era e fortë. Grupi i punës pranë Bashkisë Shkodër ka kryer inspektimin në territor gjatë ditës së djeshme dhe po përgatit informacione të detajuara për institucionet sipas fushës së përgjegjësisë. Ndërkohë inspektimi dhe ndërhyrjet do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj dite për monitorimin e situatës si dhe normalizimin e saj aq sa është e mundur.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet permbytje ne shkoder permbytje ne shkoder

Sondazh

Poll