Politike

COVID-19/ Rama jep LAJMIN: Kemi dakordësuar marrëveshjen me Pfizer, nisim vaksinimin në janar!

30 Dhjetor 2020, 15:29 Nga DOSJA
COVID-19/ Rama jep LAJMIN: Kemi dakordësuar marrëveshjen me Pfizer,

TIRANË– Shqipëria do të marrë vaksinën e kompanisë “Pfizer”. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar vetë lajmin, duke dhënë siguri se procesi i injektimit do të nisë në muajin janar.

Në rrjetet e tij sociale, numri një i maxhorancës shkruan se qeveria shqiptare dhe kompania kanë dakordësuar tekstin e marrëveshjes por nuk ka dhënë detaje as me datën kur vaksinat do të mbërrijnë në vendin tonë dhe as për sasinë.

Rama nuk ka harruar as të përmendë edhe diferencimin që Bashkimi Europian i ka bërë rajonit të Ballkanit Perëndimor lidhur me sigurimin e vaksinave anti-COVID19. Në fund, ka lënë edhe një ‘shënim’ për skeptikët.

“Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar! I papranueshëm moralisht, polikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!,”-shkruan Rama.

Vetëm pak javë më parë, në fillim të muajit dhjetor, Rama ishte në SHBA, ku edhe takoi bosin e Pfizer, Albert Burlan. Edhe në javët në vijim ka folur për bisedime me shtetet mike por nuk ka pranuar që të jepte detaje përveç ditës së sotme. Megjithatë nuk kemi ende një datë dhe një sasi. Ndërkohë që Shqipëria priste përgjigje, Serbia dhe Greqia kanë nisur vaksinimin me dozat e para po ashtu të marra nga e njëjta kompani. Sot Serbia ka marrë edhe një ‘ngarkesë’ tjetër me vaksinën ruse “Sputnik V”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 30 Dhjetor 2020, 14:12

TIRANË – Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka folur mbi një ngjarje të rëndë në ’97-ën ku është kërcënuar me jetë. Në një intervistë për emisionin ...