Bota

30 Dhjetor 2020, 07:09 Nga DOSJA

ANGLI- Vaksina anti-Covid e Universitetit të Oksford-it dhe AstraZeneca-s është miratuar ditën e sotme për përdorim në Britaninë e Madhe. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat shkruajnë se vaksinimi i popullsisë do të nisë në javën e parë të vitit 2021.

Në lidhje me aprovimin e kësaj vaksine ka folur edhe Sekretari i Shëndetësisë në Angli, Jonathan Ashworth. Ai tha se injektimi i kësaj vaksine është më i lehtë se sa ai vaksinës së Pfizer/BioNTech, pasi nuk ka nevojë për të njëjtat kushte laboratorike dhe jepet me vetëm një dozë. Më tej, në fjalën e tij Ashworth u shpreh se vaksinimi i popullsisë duhet që të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur. Ai shtoi se qeveria duhet që të lëvizë qiellin dhe tokën në mënyrë që njerëzit të marrin vaksinën dhe të qëndrojnë të sigurtë.

“Me përhapjen e virusit me një shpejtësi më të madhe falë variantit të ri, tani vaksinimi duhet bërë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo është një garë me kohën dhe ministrat duhet të lëvizin qiellin dhe tokën për t’i marrë njerëzit goditjet e nevojshme për të qëndruar të sigurt,” tha ai.

Ndërkohë që me Kompaninë farmaceutike të AstraZeneca-s është në bisedim edhe vendi ynë për të marrë doza të vaksinave. Deri tani në të gjithë botën janë aprovuar 3 vaksina anti-Covid së bashku me këtë të AstraZeneca-s. Vaksina e parë u aprovua vaksina e Pfizer/BioNTech, vaksina e dytë ajo e Moderna-s.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aprovohet vaksina anti-covid vaksina e astrazeneca aprovohet vaksina anti-covid vaksina e astrazeneca

Sondazh

Poll