Politike

“Rama mbajti shtetin në këmbë kur…”/ Spiropali: Me Edi Ramën jemi drejt fitores së mandatit të 3-të

29 Dhjetor 2020, 21:14 Nga DOSJA
“Rama mbajti shtetin në këmbë kur…”/

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është shprehur se Edi Rama ka bërë gjithmonë zgjedhjen e duhur, duke shtuar ndër të tjera se ai dhe ekipi i tij kanë bërë maksimumin për të mbajtur shtetin në këmbë në kohë kur opozita braktisi parlamentin dhe presidenti u bë palë me opozitën.

E ftuar në “RealStory” Spiropali, u shpreh se Rama do të fitojë mandatin e tretë dhe këtë gjë sipas saj e tregojnë sondazhet.

“Edi Rama gjithmonë ka bërë zgjedhjet e duhura. Ka mbajtur shtetin në këmbë. Kemi dy mandate që qeverisim, dhe siç tregojnë sondazhet ne jemi drejt rrugës për të marrë mandatin e tretë se kurrë më parë në Shqipëri. Do e marrim sepse opozita që braktisi parlamentin dhe presidenti që çdekretoi zgjedhjet me një akt të paprecedentë, kishte përballë Edi Ramën që mbajti në këmbë shtetin. Dhe jemi sot kur Këshilli i Europës ka çelur negociatat me ne dhe Maqedoninë. Rama ka bërë zgjedhjet e duhura si në frymë si në njerëz si askush më parë. Dhe këto zgjedhje do i gjykojmë me rezultanin e e 25 prillit. Milva Ekonomi, Çuçi, Xhaçka etj, janë jo vetëm ministra politikë, por njerëz dinjitozë dhe punëtorë. Janë njerëzit e duhur në kohën e duhur, katër muaj para zgjedhjeve. “- tha ajo.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali elisa spiropali

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 20:44

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar ndryshimet e bëra nga kryeministri Edi Rama në kabinetin e tij qeverisës. I ftuar në emisionin “Tempo...

Politike 29 Dhjetor 2020, 19:05

TIRANË- Kryedemokrati, Lulzim Basha,, ka reaguar pa tërmetit 6,3 ballë që gotiti Kroacinë ditën e sotme.Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha ...