Aktualitet

Aksident masiv në Tiranë/ Përplasen 5 automjete në aksin Kashar-Rinas në afërsi të Laknasit, plagosen dy persona

29 Dhjetor 2020, 18:06 Nga DOSJA
Aksident masiv në Tiranë/ Përplasen 5 automjete në aksin

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin Kashar-Rinas në afërsi të Laknasit, ku janë përplasur 5 makina me njëra-tjetrën.

Ndërlohë policia në një njoftim bën të ditur se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështirës, sakaq shton se si pasojë kanë ngelur të plagosur 2 persona, të cilët janë nisur me urgjencë në spital.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca. Blutë po merren me hetimin e rrethanave që u bën shkak për aksidentin e rëndë.

NJOFTIMI:

Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 29.12.2020, në rrugën e “Rinasit”, dyshohet si pasojë e lagështirës janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë 2 shtetas, të cilët po dërgohen në ambulancë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll