Aktualitet

ME FOTO: Stuhia dëmton statujën e Redonit, perëndisë ilire të deteve dhe ujërave, kushtoi 29.8 mln lekë por ra me ‘

29 Dhjetor 2020, 16:49 Nga DOSJA
ME FOTO: Stuhia dëmton statujën e Redonit, perëndisë ilire

DURRËS– Stuhia që përfshiu Durrësin, mbrëmjen e 28 dhjetorit dëmtoi statujën e Redonit, perëndisë ilire të deteve dhe ujërave.

Vepra e realizuar nga skulptori i mirënjohur Ilirjan Xhixha  qëndronte në një prej shesheve kryesore buzë Adriatikut por ka përfunduar e shkatërruar nga natura.

Statuja ka kushtuar 29.8 milionë lekë por mesa duket nuk ka pasur cilësinë për të qëndruar gjatë në ‘këmbë’ para një stuhie. Me çfarë është ndërtuar vallë që nuk përballon një erë pak më të fortë se e zakonshmja? 

Redoni, hyu i deteve dhe ujërave në mitologjinë ilire, emrin e të cilit mban dhe Kepi i Rodonit, është provë e autoktonisë shumë të lashtë të ilirëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilirjan xhixha statutja e redonit ilirjan xhixha statutja e redonit

Sondazh

Poll