Aktualitet

Del FOTOJA/ Ky është ‘hackeri’ që përfitoi mbi 150 mln lekë si ‘paga lufte’ me mashtrimet në llogari bankare, prob

29 Dhjetor 2020, 09:03 Nga DOSJA
Del FOTOJA/ Ky është ‘hackeri’ që përfitoi mbi

TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Denis Trungu, 32-vjeçari që u vu sot në pranga pasi akuzohet se ka përfituar mbi 150 milionë lekë përmes trukeve dhe mashtrimeve në llogaritë bankare. Trungu akuzohet tashmë për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Ai kishte hapur llogaritë bankare për përfitimin e “Pagës së luftës”, në një bankë të nivelit të dytë dhe arriti të kryejë 36 transaksione financiare në një vlerë 15.533.510 lekë të reja, në llogari të ndryshme të bankave të tjera të nivelit të dytë.

Dosja.al ka mësuar se Trungu është një person me një historik dënimi. Konkretisht ai është i dënuar me gjobë për kryerjen e veprës penale “Vetëgjyqësia”, nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës; I dënuar me 3 muaj burg për kryerjen e veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, I dënuar me 9 muaj burg për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi” nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat (aktualisht në proces në Gjykatën e Apelit Vlorë);

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 150 mln mashtrim me pagat e luftes arrestohet 32 vjecari per mashtrim denis trungu 150 mln mashtrim me pagat e luftes arrestohet 32 vjecari per mashtrim denis trungu

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Dhjetor 2020, 07:10

TIRANË– Moti për ditën e sotme nuk do të jetë në favorin tonë!Vranësira të dendura dhe reshje shiu dominojnë orët e para të ditës në zonat veriperëndimore,...

Aktualitet 29 Dhjetor 2020, 07:07

Titujt e portaleve, 29 dhjetor 2020

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt e portaleve për ditën e sotme.Dosja.al ka në faqe të parë intervistën e zëvendës kryeministrit Erion Braçe në emisi...