Aktualitet

U fut me armë zjarri në lokal, arrestohet 51-vjeçari në Kurbin

29 Dhjetor 2020, 08:47 Nga DOSJA
U fut me armë zjarri në lokal, arrestohet 51-vjeçari në

KURBIN– Një 51-vjeçar është vënë në pranga të policisë pasi lëvizte me armë zjarri me vete. Personi me inicialet O.R u fut në një lokal në fshatin Gjorëm, aty ku u bë i mundur lokalizimi i tij nga efektivët e policisë.

Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 7 fishekë.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri me vete, forca e posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Kurbinit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gjorëm”.Në kuadër të operacionit, është bërë lokalizimi i personit të dyshuar i cili ishte futur në një lokal në fshatin Gjorëm, Kurbin.Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit O.R, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 7 fishekë.Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.R., 51 vjeç, banues në Kurbin”, thuhet ne njoftim.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 51 vjecari ne kurbin arrestohet 51 vjecari ne kurbin

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Dhjetor 2020, 07:10

TIRANË– Moti për ditën e sotme nuk do të jetë në favorin tonë!Vranësira të dendura dhe reshje shiu dominojnë orët e para të ditës në zonat veriperëndimore,...

Aktualitet 29 Dhjetor 2020, 07:07

Titujt e portaleve, 29 dhjetor 2020

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt e portaleve për ditën e sotme.Dosja.al ka në faqe të parë intervistën e zëvendës kryeministrit Erion Braçe në emisi...