Aktualitet

Ndërron jetë nga Covid-19 arkitekti Kliti Kallamata, prej ditësh në gjendje të rëndë

29 Dhjetor 2020, 08:25 Nga DOSJA
Ndërron jetë nga Covid-19 arkitekti Kliti Kallamata, prej ditësh

KORÇË– Kliti Kallamata, arkitekti i njohur korçar ka humbur jetën për shkak të infektimit me Covid-19. Kallamata ishte i shtruar në spitalin e Korçës ku dhe po merrte ndihmë ne nevojshme mjekësorë, por siç duket nuk ia doli dot të fitonte betejën me Covid-19.

Ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar, ndërsa sot në mesditë do të përcillet për në banesën e fundit. Ndërkohë në lidhje me ndarjen e tij nga jeta ka, ka reaguar edhe Shoqëria e Animatorëve Shqiptare, ku shprehen se aktiviteti i tij profesional e përfshiu aktivisht në një sërë punimesh, si në konservimin dhe restaurimin e monumenteve historike në Shqipëri. Po ashtu ata i kanë shprehur edhe ngusëhllime familjes për humbjen e trishtë. 

REAGIMI: 

Të nderuar kolegë,

Me keqardhje të madhe ju njoftojmë lajmin e zymtë të largimit prej nesh të kolegut tonë, të apasionuar ndaj trashëgimisë sonë kulturore, si dhe një prej personaliteteve më të aftë në fushën e restaurimit dhe të trashëgimisë kulturore, arkitektit restaurator Kliti Kallamata. Kliti Kallamata u diplomua si Arkitekt në Fakultetin e Inxhinierisë, Dega e Arkitekturës në Universitetin e Tiranës, në vitin 1979 dhe i Post-Diplomuar për studimet Master, në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut, Greqi, ku mbrojti temën: “Mbrojtja, Ruajtja dhe Restaurimi i Monumenteve Arkitektonike”. Tezën e doktoratës e mbrojti me temën: “Arkitektura dhe Arti i Kishave Post-Bizantine të Voskopojës dhe Vithkuqit”. Fusha e tij e kërkimit shkencor u bazua kryesisht tek Arti dhe Arkitektura Post Bizantine në Shqipëri. Gjatë aktivitetit të tij shkencor, Kliti Kallamata publikoi një sërë veprash me rëndësi të veçanti, ku mund përmendet veçanërisht: IKONA – Kuptimi dhe Simbolizmi. (IKONA – Kuptimi dhe simbolika e saj) Pallati i mençurisë K & P Sbilias, Athinë 1998. Aktiviteti i tij profesional e përfshiu aktivisht në një sërë punimesh, si në konservimin dhe restaurimin e monumenteve historike në Shqipëri, ku kontribuoi aktivisht në projekte, dhe realizime të punimeve. Nga aktiviteti i tij i gjerë vlerësohet veçanërisht kontributi i çmuar në periudhën e viteve 1981-1989, gjatë së cilës Kliti Kallamata punoi si Arkitekt dhe restaurues në Atelienë e Monumenteve të Kulturës, Korçë, degë e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Nga viti 1989 deri më 2006, drejtoi Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Korçë.

Ndër restaurimet më të spikatura të Arkitekt Kallamatës, përmendim Kishën e Shën Gjergjit në Shipckë, Manastirin e Shën Pjetrit e Pavlit në Vithkuq, fazën e parë e të dytë të restaurimit të Kishës së Ristozit në Mborje, së bashku me shumë angazhime të tjera.Kliti Kallamata ishte Fitues i Çmimit të Bashkimit Evropian / Europa Nostra 2011, Amsterdam 2011, me projektin e restaurimit të Kishës së Shën Gjergjit në Shipckë.

Gjithashtu, u vlerësua me “The Best in Heritage” me Anëtarësim në “Klubin e Ekselencës” në “Kisha e Shën Gjergjit, Shipcka” Dubrovnik Shtator 2012.

(Member Choice Award EU Prize for Cultural Heritage / Europa Nostra Award 2011 – Conservation, Amsterdam 2011, Church of St. George).SHASH ngushëllon përzemërsisht familjen e të afërmit për këtë humbje të parakohshme.
U prehsh në paqe, Kliti Kallamata!

Në total në vendin tonë kanë humbur jetën 1164 persona dhe 23 mijë e 286 të tjerë janë të infektuar aktivë. Në 24 orëte fundit u identifikuan 318 të infektuar dhe 11 persona të tjerë ndërruan jetë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kliti kallamata nderron jete nga covid-19 kliti kallamata kliti kallamata nderron jete nga covid-19 kliti kallamata

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Dhjetor 2020, 07:10

TIRANË– Moti për ditën e sotme nuk do të jetë në favorin tonë!Vranësira të dendura dhe reshje shiu dominojnë orët e para të ditës në zonat veriperëndimore,...

Aktualitet 29 Dhjetor 2020, 07:07

Titujt e portaleve, 29 dhjetor 2020

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt e portaleve për ditën e sotme.Dosja.al ka në faqe të parë intervistën e zëvendës kryeministrit Erion Braçe në emisi...