Aktualitet

Dhunonte familjarët, 38-vjeçari i shpallur në kërkim bie në prangat e policisë, arrestohet drejtuesja e mjetit që aksiden

29 Dhjetor 2020, 07:50 Nga DOSJA
Dhunonte familjarët, 38-vjeçari i shpallur në kërkim bie

DURRËS– Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar pasi ishte i shpallur në kërkim për dhunë në familje. Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë dhe 31 vjeçarja e cila aksidentoi për vdekje 55-vjeçarin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Gjatë 24 orëve të fundit bien në prangat e Policisë 5 shtetas, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje arrestuan në flagrancë shtetasit:B., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.
D., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin D. L., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.Nga seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Sukth, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, me leje drejtimi të dyshuar si të falsifikuar.Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasen M. T., 31 vjeçe, banuese në Krujë, pasi në Qerek, ka aksidentuar një shtetas këmbësor rreth 55 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ndërroi jetë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Dhjetor 2020, 07:10

TIRANË– Moti për ditën e sotme nuk do të jetë në favorin tonë!Vranësira të dendura dhe reshje shiu dominojnë orët e para të ditës në zonat veriperëndimore,...

Aktualitet 29 Dhjetor 2020, 07:07

Titujt e portaleve, 29 dhjetor 2020

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt e portaleve për ditën e sotme.Dosja.al ka në faqe të parë intervistën e zëvendës kryeministrit Erion Braçe në emisi...

Aktualitet 28 Dhjetor 2020, 20:20

TIRANË- 150 milionë euro që dyshoheshin se buronin nga tregtia e gurëve të çmuar, u bënë shkak  që në prokurori  të niste një hetim që zgjati mbi dy...