Aktualitet

29 Dhjetor 2020, 07:10 Nga DOSJA

TIRANË– Moti për ditën e sotme nuk do të jetë në favorin tonë!

Vranësira të dendura dhe reshje shiu dominojnë orët e para të ditës në zonat veriperëndimore, POR gradualisht reshjet do të përfshijnë dhe pjesën tjetër të Shqipërisë. Në veri, verilindje dhe skajin Juglindor do kemi reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Era e fortë dhe moti i keq në qytetin bregdetar të Durrësit, ka sjellë pasoja të mëdha në vend dhe ka rrëzuar disa pemë dhe një skelë ndërtimi. Në fotot e mëposhtme shihet një nga pemët e rrëzuara në qytetin e Durrësit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit parashikimi i motit

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Dhjetor 2020, 07:07

Titujt e portaleve, 29 dhjetor 2020

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt e portaleve për ditën e sotme.Dosja.al ka në faqe të parë intervistën e zëvendës kryeministrit Erion Braçe në emisi...

Aktualitet 28 Dhjetor 2020, 20:20

TIRANË- 150 milionë euro që dyshoheshin se buronin nga tregtia e gurëve të çmuar, u bënë shkak  që në prokurori  të niste një hetim që zgjati mbi dy...