‘Më lironi nga burgu’/ Vrasja dhe masakrimi i çiftit Pasho, Elona Kaleshi kërkon të dalë nga qelia
28 Dhjetor 2020, 22:14Nga DOSJA
ITALI– Avokatët Federico Febbo dhe Antonio D’Orzi kërkojnë lirimin nga burgu të klientes së tyre Elona Kaleshit ish të dashurës së djalit të bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, e cila akuzohet për vrasjen e tyre.
36-vjeçarja akuzohet për vrasjen e bashkëshortëve Pasho, fshehjen dhe copëtimin e kufomave të tyre, të gjetura në valixhet në Firence këtë muaj, pesë vjet më vonë zhdukja e tyre në 2015.
E reja shqiptare dyshohet se futi bashkëshortët Pasho në një kurth, disa ditë pasi erdhën në Itali për të pritur daljen nga burgut të djalit të tyre, Taulantit. Por prindërit e këtij të fundit u zhdukën një ditë më parë, dhe provat tregojnë se personi i fundit që i pa ata ishte Elona.
Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nuk u dëgjua asgjë për ta. Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Detajet që ndihmuan në identifikimin e trupave, ishte një tatuazh që mbante në krah burri i copëtuar, që u konfirmuar më vonë. Prova më e fortë ishte kryerja e AND-së tyre, që vërtetoi se ishin ata. Ndërkohë, policia italiane vijon hetimet në zbardhjen e plotë të vrasjes makabre të çiftit shqiptar.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FRANCË- Arrestimi i një shqiptari në tetor të këtij viti shërbeu për nisjen e një operacioni të madh nga policia franceze. mediat e huaja bëjnë me dije se ...
TIRANË– Mira Pogaçi, analiste biznesi ka “zbuluar” arsyen se përse ushqimet në Shqipëri kushtojnë më shumë se vendet e rajonit. E ftuar në emisionin...
TIRANË– Aktori dhe moderatori Gentian Zenelaj ka humbur babain për shkak të pandemisë së koronavirusit. Lajmin e ka bërë me dije vetë aktori përmes n...
Aktualitet28 Dhjetor 2020, 20:20
TIRANË- 150 milionë euro që dyshoheshin se buronin nga tregtia e gurëve të çmuar, u bënë shkak që në prokurori të niste një hetim që zgjati mbi dy...
TIRANË– Në orën 20:30, qytetarët duhet të mbyllen në shtëpitë e tyre për të respektuar orën policore. Por të jo të gjithë e kanë të mundur që të rikt...
TIRANË-Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka treguar në emisionin Top Talk në Top Channel, se janë tre kategori në shëndetësi që do të përfitojnë rritje p...
TIRANË- Në Shqipëri, java e fundit, e 52-ta që nga nisja e pandemisë, shënoi një ulje të ndjeshme të viktimave, rasteve të reja por dhe të shtruarve në spi...
TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin Fushë Krujë-Kamëz, ku si pasojë ka humbur jetën një person.Burime për Dosja.al bëjnë me ...
VLORË- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të hënë në këtë qytet, ku një i ri kërcënoi se do të shpërthente me bombol gazi një dy...
KLOS-Një banesë tre katëshe në fshatin Patin të Bashkisë Klos është përfshirë nga flakët mbrëmjen e ditës së sotme.Zjarri dyshohet se fillimisht ka nisur në kat...