Politike

“Negociatat duhet të kishin vazhduar prej muajsh”/ Basha: Rama dështoi me vaksinën, ashtu siç dështoi në çdo

28 Dhjetor 2020, 21:30 Nga DOSJA
“Negociatat duhet të kishin vazhduar prej muajsh”/ Basha: Rama

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha, ka thënë se Edi Rama ka dështuar në sigurimin e vaksinës kundër Covid-19, ashtu siç ka dështuar edhe në qeverisjen e tij gjatë 7 viteve.

I ftuar në emisionin Çim Peka Live, Basha ka thënë se negociatat për sigurimit të vaksinën kundër Covid-19, Rama duhet ta kishte nisur prej muajsh, ashtu siç kanë bërë dhe vendet e tjera të rajonit. Po ashtu Basha ka thënë se Rama ka dështuar më shumë se çdo Kryeministër tjetër

“Ka një instrument Shqipëria që quhet instrumenti i paraaderimit i cili ka fondet dhe këto fonde vendeve anëtare shumë më herët duhet t’ju ishim përqasur dhe duhet t’ju kishim thënë: Shikoni, për fat të keq këtë vit ne nuk mund të investojmë në ujësjellësin që kishim planifikuar të investonim me këto para as në ndërtimin e kapaciteteve të departamentit të administratës publike sepse këtë vit njësoj si në vendin tuaj edhe në vendin tim problem kryesor është pandemia. A ka mundësi që këto para, që në fakt janë të taksapaguesve tuaj të m’i konvertosh në vaksina? Se unë e di që ti ke marrë më shumë vaksina, ke porositur vaksina më shumë se sa të duhen. Kjo negociatë duhet të kishte nisur prej muajsh siç e kanë nisur vendet e rajonit. Dhe prandaj Shqipëria ka mbetur në bisht sepse edhe për këtë çështje shumë të rëndësishme siç ua thashë ky nuk ka sjellë as vaksinat kundër gripit normal jo më vaksinat kundër COVID-it. Thelbi i saj zoti Peka është që si në çdo fushë tjetër edhe në fushën e menaxhimit të COVID-it Edi Rama është një dështim i pakrahasueshëm më çdo kryeministër tjetër të rajonit.”- ka thënë ai.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll