Politike

Si ishte performanca e Ramës gjatë pandemisë? Andi Bushati bën krahasimin: Ishte si babai që ndan lekët me ‘dashnoret’

28 Dhjetor 2020, 21:20 Nga DOSJA
Si ishte performanca e Ramës gjatë pandemisë? Andi Bushati

TIRANË– Analisti Andi Bushati ka komentuar performancën e kryeministrit Edi Rama në qeverisjen e vendit, duke përballuar edhe pandeminë e koronavirusit.

I ftuar në emisionin “Open”, Bushati ka përdorur një anektodë për të bërë krahasimin lidhur me mënyrën sesi Rama ka qeverisur. 

“Do ta tregoj menaxhimin e pandemisë nga qeveria me një anekdotë. Ne jemi si një familje normale që të gjithë lekët që kemi i hedhim për të shëruar dikë që na sëmuret. Lekët e hedhura për shërimin e vëllait apo babait nuk ishte keq, por ka baballarë që lekët e ngelura i ndajnë me djalin, vajzën dhe gruan. Por ka dhe baballarë që këta lekë i ndajnë me dashnoret, siç i ndan kryeministri me oligarkët. Rama i ndau lekët me 10 dashnoret e tij”- tha Bushati.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andi bushati andi bushati

Sondazh

Poll