Bota

Variant i ri i Covid-19 zbulohet në Itali/ Eksperti Arnaldo Caruso: Është i ngjashëm me mutacionin anglez

28 Dhjetor 2020, 18:45 Nga DOSJA
Variant i ri i Covid-19 zbulohet në Itali/ Eksperti Arnaldo Caruso:

ITALI-Një variant i ri i Covid-19 është zbuluar në Itali. Sipas mediave italiane, ky variant është i ngjashëm me atë britanik dhe po qarkullon në shtetin fqinj që prej muajit gusht.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i Shoqatës italiane të Virologjisë, Arnaldo Caruso, i cili e ka zbuluar në laborator. Në deklaratën e tij, ai ka thënë se ‘varianti italian’, është zbuluar fillimisht në muajin gusht në qytetin e Brescias tek një pacient asimptomatik, i cili nuk ishte i shtruar në spital të Brescia, por kishte luftuar me Covid për muaj të tërë.

Situata na intrigoi dhe tani mund të themi se një variant mund të qarkullojë në Itali i ngjashëm me atë anglez,”-ka thënë ai.

“Varianti italian” është zbuluar në Brescia dhe paraprin variantin që u shfaq në fund të shtatorit në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas u përhap në Evropë, përfshirë Italinë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 itali varianti i ri i covid ne itali covid-19 itali varianti i ri i covid ne itali

Sondazh

Poll