Bota

“Do t’i marrim mbi 60 deputetë”/ Zyrtari i LDK-së krahason Kurtin me Vuçiçin dhe Erdoganin

28 Dhjetor 2020, 18:20 Nga DOSJA
“Do t’i marrim mbi 60 deputetë”/ Zyrtari i LDK-së

KOSOVË-Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Berisha, ka reaguar pas deklarimeve të zyrtarëve të LVV-së se mund të dalin me më shumë se 60 deputetë në zgjedhjet që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se vetëm presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe ai turk, Tayip Erdogan, e kontrollojnë 2/3 e parlamentit. Sipas tij, një tendencë e tillë në Kosovë për të krijuar këtë klimë është tendencë autokratike që të kopjohet modeli serbo-turk.

”Kryetari i Serbisë Vuçiç është i vetmi president i një shteti Evropian që ka arritur të kontrolloj 2/3 e parlamentit dhe të vë në kontroll gjithë shoqerinë në shtet. Edhe, presidenti turk Erdogan, një shtet aziatik, ka arritur te njëjtën gjë, por sic u pa kohëve të fundit me kundërshtimin e plotë të pjesës Evropiane të Turqisë, që u dëshmua me rezultatet e zgjedhjeve vendore ne Stamboll. Tendenca, që edhe në Kosove në emër të parullave ideologjike dhe kauzave sociale te krijohet një klime e tillë, që i gjithë shteti të koncentrohet në një individ është tendence autokratike, që në vend të të qasjes demokratike Evropiane të pushtetit te balansuar, të kopjohet modeli serbo-turk, që për ironi janë ish-roberuesit tone shekullor, tregon tendencen tonë anti-evropiane. Një gjë dihet, se individualizimi dhe ideologjizimi i shtetit ka shkatërruar në pothuajse një shekull kombin shqiptar në të gjitha trojet dhe nuk ka si te pritet qe te jete ndryshe. Ne fund te fundit, vete krahasimi se kush përfaqëson ate model jep përgjigjen e qarte,”-ka shkruar ai.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”. Sipas vendimit të marrë, data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen në Kosovë duhet të caktohet brenda 40 ditëve.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic anton berisha aleksander vucic anton berisha

Sondazh

Poll

Bota 28 Dhjetor 2020, 16:41

Do të ketë privilegje për të vaksinuarit?

Do të ndahen njerëzit në 2021-n në të vaksinuar e të pavaksinuar me të drejta të ndryshme? Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn është shprehur të hënën, ...