Bota

SHBA ndez motorët! Procesi i vaksinimit me anti-COVID me ritme super të shpejta, mbi 2 mln persona kanë marrë dozat e para b

28 Dhjetor 2020, 17:35 Nga DOSJA
SHBA ndez motorët! Procesi i vaksinimit me anti-COVID me ritme super

SHBA-Procesi i vaksinimit kundër Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, po ecën me ritme të shpejta. Sipas raportimeve në media, deri më tani janë vaksinuar 2 milionë njerëz. Ndërkohë, procesi i vaksinimit me Pfizer ka nisur në 14 dhjetor në orën 9:30 dhe e para që është vaksinuar ka qenë një infermiere në Nju Jorku, Sandra Lindsay.

Objektivi i autoriteteve shëndetësore amerikane është të arrijnë 20 milion njerëz të vaksinuar para fundit të dhjetorit. Ndërsa, Joe Biden ka premtuar se pasi të betohet si president në 20 janar 2021, do të vaksinojë 100 milionë amerikan në 100 ditë e para të mandatit të tij.

Sakaq, Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve. Që nga 1 dhjetori, më shumë se 63,000 amerikanë vdiqën nga pandemia, bilanci më i rëndë mujor që nga marsi. Por, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura për shmangien e udhëtimeve, amerikanët nuk kanë hequr dorë nga festimi i Krishtlindjeve me familjen,  më shumë se një milion pasagjerë kanë udhëtuar me avion në 26 dhjetor, sipas Agjencisë së Sigurimit të Shteteve të Bashkuara.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba vaksinimi ne shba shba vaksinimi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 28 Dhjetor 2020, 16:41

Do të ketë privilegje për të vaksinuarit?

Do të ndahen njerëzit në 2021-n në të vaksinuar e të pavaksinuar me të drejta të ndryshme? Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn është shprehur të hënën, ...