Bota

“Personat që transportuan ilegalisht vaksinën nga Serbia do të dënohen”/Hoti bisedim me Komisionerin Varhelyi: Kosovarë

28 Dhjetor 2020, 14:43 Nga DOSJA
“Personat që transportuan ilegalisht vaksinën nga Serbia do

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti biseduar sot me Komisionerin  e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti në një postim në Facebook. Ai ka shkruar se me Varheyli ka biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë si dhe për pandeminë e Covid.

Më poshtë Kryeministri ka shkruar se e kishte informuar Komisionerin për vaksinat e ardhura në Kosovë nga Serbia të cilat ishin pa dokumentacion e duhur dhe procedura të sakta. Hoti u shpreh se të gjithë personart e përfshirë në këtë gjë do të dënohen, ndërkohë që Varhelyi i ka premtuar Hotit se një sasi vaksinash anti-Covid të vijnë në Kosovë.

Me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim z. Oliver Varhelyi, kam biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe situatën me pandeminë Covid-19. Kam siguruar z. Varhelyi, se Kosova do të vazhdoj të ketë stabilitet institucional dhe fiskal, do ta trajtoj me prioritet menaxhimin e pandemisë Covid-19 si dhe do t’i kryej të gjitha obilimet që dalin karshi procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Po ashtu e falenderova z. Varhelyi, për përkrahjen në lansimin dhe zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane – ERA 2. Sa i përket vaksines kundër Covid-19, z. Varhelyi më siguroi se, një sasi e saj do të arrijnë në Kosovë në të njëjtën kohë sikurse në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ngritëm shqetësimin për hyrjen ilegale të vaksinës kundër Covid-19 në Kosovë, pa procedura të rregullta të importit apo donacionit për produkte medicinale, për të cilat nuk dihet as origjina. Këtë sjellje të Republikës së Serbisë e konsiderojmë të papranueshme dhe institucionet e Kosovës kanë inicuar veprimet e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këto veprime. Z. Varhelyi e sigurova se në kuadër të planeve për vaksinim janë përfshirë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa asnjë dallim.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti olivér várhelyi avdullah hoti olivér várhelyi

Sondazh

Poll