Bota

Protesta në Malin e Zi/ Njerëzit dalin me pankarta në duar kundër Ligjit për Liritë Fetare

28 Dhjetor 2020, 14:40 Nga DOSJA
Protesta në Malin e Zi/ Njerëzit dalin me pankarta në duar

MALI I ZI– Mbështetës të opozitës në Mal të Zi, ditën e sotme janë mbledhur për të protestuar kundër ndryshimeve që janë paralajmëruar për Liritë Fetare. Ndryshimet janë hartuar nga Qeveria e re e Malit të Zi, me kërkesë të Kishës Ortodokse Serbe.

Protesta nisi në orën 12:00 dhe nuk u raportua në polici dhe për momentin nuk ka organizator. Pjesë marrësit, kishin flamuj në duar dhe tubuan në disa qytete, ku disa nga kartat që mbanin në duar ishin: “Nuk e japim shtetin”, “Çetnikë”, “Kjo nuk është Serbi”.

Gjithashtu nga protestuesit dëgjohen po ashtu sharje dhe ankesa në drejtim të shumicës së re parlamentare dhe zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviç, të cilët kanë deklaruar se do ta mbështesnin ndryshimin e Ligjit të Lirisë Fetare.

Komisioni për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut i Kuvendit të Malit të Zi pritet të mbajë një seancë, në të cilën do të diskutohen ndryshimet e ligjit dhe ato ndryshime më pas do të dalin në Kuvend. Ligji për Liritë Fetare është miratuar nga Qeveria e kaluar, e udhëhequr nga Dushko Markoviq në fund të vitit 2019. Me këtë ligj, objektet dhe tokat fetare që kanë qenë të shtetit deri në vitin 1918, do t’i kalojnë shtetit nëse nuk ka prova se ato janë fetare. Që nga miratimi i këtij ligji, Kisha Ortodokse Serbe dhe opozita e atëhershme kanë organizuar protesta, të cilat kanë rezultuar edhe me ndryshim të Qeverisë malazeze. Kisha thotë se me këtë ligj, shteti dëshiron t’ia marrë pronën.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni mali i zi protesta ne malin e zi mali i zi protesta ne malin e zi

Sondazh

Poll