Bota

Mutacioni i ri i Covid-19/ Finlanda zbulon një person të infektuar, izolohen dhe personat që kanë pasur kontakt me të

28 Dhjetor 2020, 14:17 Nga DOSJA
Mutacioni i ri i Covid-19/ Finlanda zbulon një person të infektuar,

FINLANDA-Mutacioni i ri i Covdi-19, i zbuluar në Britaninë e Madhe është regjistruar dhe në Finlandë. Sipas mediave të huaja, zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se rasti i ri ishte një person i ardhur kohët e fundit nga Britania për Krishtlindje. Gjithashtu, janë zbuluar dhe personat që kanë pasur kontakte me të, të cilët janë izoluar.

Ndërkohë,  javën e kaluar, Finlanda ndaloi të gjitha fluturimet e planifikuara me Britaninë deri në fillim të janarit. Fqinjët nordikë Suedia dhe Norvegjia raportuan rastet e tyre të para të variantit të ri dy ditë më parë.

Mutacioni i ri i koronavirusit u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, e më pas u zbulua dhe në vende të tjera në Evropë, si Holandë, Danimarkë, Itali, Singapori dhe Gjermani. Së fundmi dhe në Spanjë dhe Suedi. Deri më tani mbi 40 vende, përfshirë Turqinë dhe ato evropiane, kanë pezulluar trafikun ajror me Mbretërinë e Bashkuar. Disa prej tyre, përfshirë Francën, mbyllën edhe kufirin e tyre tokësor.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota filanda mutacioni i covid filanda mutacioni i covid

Sondazh

Poll

Bota 28 Dhjetor 2020, 12:10

MAQEDONI E VERIUT- Menaxherja e këngëtarit Shpat Kasapi, për të cilin mediat maqedonase shkruanin se është vënë në pranga një muaj më parë pasi ishte kapur me d...