Bota

Masat për festat e fundvitit, qeveria maqedonase vendos linjë telefonike falas për të denoncuar shkeljen e rregullave

28 Dhjetor 2020, 12:32 Nga DOSJA
Masat për festat e fundvitit, qeveria maqedonase vendos linjë

MAQEDONI E VERIUT- Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarr masa të reja për të parandaluar përhapjen e Covid gjatë festave të fundvitit. Në një deklaratë për mediat Ministri i Brendshëm, Oliver Sparowski tha se do të vendosin një linjë telefonike për të denoncuar personat që prishin rregullat anti-Covid dhe bëjnë ahengje. Linja telefonike do të jetë papagesë dhe në anonimitet në mënyrë që mos të cënohet e privatësia.

“Sot do të dalim me një projekt për një numër telefoni pa pagesë, anonim, dhe unë i bëj thirrje çdo qytetari të ndihmojë dhe të jetë bëhet partner në parandalimin e përhapjes së virusit, dhe aty ku do të ketë organizohen ahengje dhe festime, të raportojnë në numrin e telefonit, si qytetarë anonim”, tha Spasovski.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 81 721 persona me Covid, ndërsa të tjerë 2445 kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni covid ne maqedonine e veriut masat e reja per festa oliver sparowski covid ne maqedonine e veriut masat e reja per festa oliver sparowski

Sondazh

Poll

Bota 28 Dhjetor 2020, 12:10

MAQEDONI E VERIUT- Menaxherja e këngëtarit Shpat Kasapi, për të cilin mediat maqedonase shkruanin se është vënë në pranga një muaj më parë pasi ishte kapur me d...