Aktualitet

“Do shpërthej bombolën”/ I riu ‘ngre në këmbë’ Vlorën pas ndjekjes nga policia, aventura e tij merr fund brenda pa

28 Dhjetor 2020, 13:07 Nga DOSJA
“Do shpërthej bombolën”/ I riu ‘ngre në

VLORË– Një i ri, 28 vjeç me iniciale A. G., ka ngritur në këmbë të gjithë Policinë e Vlorës dhe FNSH-të e jugut, mesditën e sotme. Djali në fjalë, një person me probleme të shëndetit mendor u përfshi në një sherr me një grup të rinj në lagjen “Isa Boletini”.

Policia u lajmërua për sherrin dhe mbërriti në këtë lagje për të bërë shoqërimet dhe sqarimet e nevojshme, por njëri prej të rinjve, vrapoi dhe u larguan për në banesë. Blutë e Vlorës e ndoqën, por ai u izolua në banesë dhe kërcënonce se do shpërthente bombolën e gazit, nëse efektivët i afroheshin.

Policët lajmëruan edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, që mbërritën në vendngjarje, duke nisur edhe negociatat me të riun. Pasi i riu nuk kishte pranuar që të dorëzohej, efektivët hapën derën me forcë dhe e shoqëruan në Komiasariatin e Policisë për të marrë deponimin e tij lidhur me ngjarjen. Pasi janë kryer të gjitha veprimet, 28-vjeçari është dërguar në spitalin psikiatrit të qytetit për të marrë kujdesin e duhur mjekësor. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet i riu kercenon familjen ne vlore vlore i riu kercenon familjen ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Dhjetor 2020, 12:08

Pandemia i plaku dhe i largoi më shumë shqiptarët

Klodi ka disa vite e martuar, por heziton të bëhet nënë. Ajo gjithmonë ka ëndërruar të ketë një familje të vetën dhe fëmijë, megjithatë nuk guxon ende të sjellë...