Bota

‘’Frika ime më e madhe’’/ Rrëfimi i trishtë i Rita Orës

28 Dhjetor 2020, 11:10 Nga DOSJA
‘’Frika ime më e madhe’’/ Rrëfimi i

BRITANI– Në një intervistë të dhënë së fundmi për The Sun këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka folur për një periudhë tepër të vështirë të jetës së saj. E ëma e Rita Orës, Vera Ora 15 vite më parë u diagnostikua me kancer gjiri, kur ishte vetëm 39 vjeçe. Lufta e saj me kancerin ka qenë e vështirë dhe traumatike gjë e cila ka ndikuar shumë edhe te vajza e saj, Rita.

Ora u shpreh: Thonë shikoni mos keni ndonjë kokërr në gjoks, por nëna ime nuk kishte, ajo kishte thjesht një dhimbje të fortë dhe shkoi për kontroll. Unë kam bërë testin e trashëgueshmërisë së kancerit të gjirit dhe testin e gjenit e për fat të mirë, nuk e kam gjenin. Por gjithsesi sërish kontrollohem rregullisht.

Më tej ajo shton: Gjenetikisht, ne nuk kemi pasur ndonjë histori me kancer gjiri në familje përpara nënës sime. Ka shumë video online që të ndihmojnë dhe që unë i kam përdorur. Duhet të jeni të informuar për trupin tuaj”.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rita ora vera ora rita ora vera ora

Sondazh

Poll