Bota

Vaksina anti-COVID e Britanisë vlerësohet si ‘formula fituese’ , 15 milion njerëz pritet të fitojnë imunitet deri në m

28 Dhjetor 2020, 10:27 Nga DOSJA
Vaksina anti-COVID e Britanisë vlerësohet si ‘formula

BRITANI– Vaksina e Britanisë u  cilwsua si “formula fituese” sot nga ekipi i Oxford/AstraZeneca.

Lajmi i mirë vjen ndërsa qeveria britanike thotë se ka vendosur një objektiv prej dy milion njerëzve që do të vaksinohen nga mesi i janarit dhe shpreson që 15 milion do të jenë imunë deri në mars, shkruan TheSun.

Kancelari Rishi Sunak tha se ai kishte shpenzuar miliarda për të siguruar një shpërndarje të qetë të vaksinave. Rregullatorët janë të gatshëm të japin vaksinën Oxford / AstraZeneca brenda disa ditësh – duke rritur shpresat për një kthim më të shpejtë në një jetë normale.

Mësuesit dhe disa punëtorë kryesorë do të kenë përparësi për vaksinimin, ndërsa aktualisht vaksinat u jepen vetëm të moshuarve, klinikisht të pambrojtur dhe punëtorëve të shëndetit dhe kujdesit.

Ndërkohë, miliona njerëz janë vendosur nën kufizimet  më të ashpra të Anglisë këtë javë ndërsa lloji mutant Covid-19 vazhdon të përfshijë vendin.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina e oksford vaksina e oksford

Sondazh

Poll