Bota

“Ditët e errëta të Covid janë para nesh”/ Fauci mbështet fjalën e Biden: Në jemi vërtet në pikë kritike

28 Dhjetor 2020, 10:34 Nga DOSJA
“Ditët e errëta të Covid janë para nesh”/ Fauci

SHBA-Epidemiologu amerikan Anthony Fauci ka mbështetur deklaratën e Presidentit të zgjedhur Joe Biden në lidhje me pandeminë e Covid. Në një intervistë për mediat e huaja ai ka thënë se shqetësimi i Biden është i vërtet për shkak se me afrimin e festave rregullat e vendosura do të mënjanohen dhe nuk do të respektohen. Më tej ai ka thënë se në javët e vazhdim do të ketë një rritje të kurbës së rasteve dhe se gjendja mund të përkeqësohet ndjeshëm.

“Ne jemi me të vërtetë në një pikë shumë kritike. … Kështu që unë ndaj shqetësimin e Presidentit të zgjedhur Biden se teksa hyjmë në javët e ardhshme, gjendja mund të përkeqësohet në të vërtetë”, tha ai.

Joe Biden ka folur në lidhje me përkeqësimin e situatës së pandemisë në një fjalim që mbajti në Delaware. Ai ka tha se ditët e errëta të pandemisë janë përpara nesh dhe jo pas, për shkak të mos respektimit të masave anti-Covid.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci covid-19 joe biden anthony fauci covid-19 joe biden

Sondazh

Poll