Bota

Mutacioni i Covid arrin edhe në anën tjetër të botës, regjistrohen rastet e reja në Korenë e Jugut

28 Dhjetor 2020, 10:45 Nga DOSJA
Mutacioni i Covid arrin edhe në anën tjetër të botës,

KOREJA E JUGUT- Mutacioni i Covid ka arritur të shkojë edhe në Korenë e Jugut. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se deri tani janë regjistruar 3 persona mbartës së mutacionit.

Personat mbartës kanë udhëtuar nga Anglia dhe aktualisht janë në karantinë dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Në lidhje me këtë autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se do të nisin një program vaksinimi për Covid në mënyrë që të ulin kurbën e infektimeve.

Mutacioni i ri i koronavirusit që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mendohet të jetë 70 për qind më i transmetueshëm. Lidhur me këtë rast, shumë vende të botës kanë vendosur që t’i ndalojnë udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i covid rastet e para ne kore mutacioni i covid rastet e para ne kore

Sondazh

Poll