Aktualitet

Do kapnin të miturit që shëtisnin me qen, komuniteti rom u sulet me thika efektivëve në Janinë, plagos dy prej tyre

28 Dhjetor 2020, 08:35 Nga DOSJA
Do kapnin të miturit që shëtisnin me qen, komuniteti rom u sulet

JANINË– Dy efektivë policie, nuk dihet ende nëse janë shqitarë apo grekë, mësohet se kanë mbetur të plagosur me thika pas një sulmi nga anëtarë të komunitetit rom. Mësohet se fillimisht, një patrullë e veprimit të menjëhershëm është lajmëruar për dy të mitur që po endeshin me një qen në zonë dhe kanë mbërritur në vendin e ngjarjes pas telefonatave.

Por, familjarët e të miturve kanë reaguar keq kur kanë parë efektivët të mbërrijnë në zonë. Konkretisht babai i dy fëmijëve të mitur (14 dhe 10 vjeç) që ishin me qen dhe rreth 15 persona të tjerë nga kampi morën thikat dhe sulmuan policinë.

Si pasojë e goditjeve, dy efektivë u plagosën dhe u dërguan në Spitalin e Janinës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të tjera policire dhe shoqëruan sulmuesit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet janine plagosen dy efektive ne janine janine plagosen dy efektive ne janine

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Dhjetor 2020, 07:18

Titujt kryesorë të portaleve, 28 dhjetor 2020

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al ka në faqe të parë foton e kryeministrit Rama në Tiranë, ndërsa Balkanweb...