Aktualitet

E rëndë në Greqi, shqiptari vret djalin me thikë, ngjarja u krye në bashkëpunim me të birin (NGJARJA)

27 Dhjetor 2020, 19:59 Nga DOSJA
E rëndë në Greqi, shqiptari vret djalin me thikë, ngjarja u

KRETË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës, ku një shqiptar ka qëlluar për vdekje të birin. Mediat fqinje raportojnë se babai ka qëlluar me thikë djalin e tij 26-vjeçar, i cili nuk ka mundur t’ju shpëtojë plagëve dhe ka gjetur vdekjen në spital.

I riu 26-vjeçar u qëllua nga babai pas një sherri në familje mbrëmjen e Krishtlindjeve, ndërsa paraprakisht dyshohet se pjesë e krimit është edhe djali i dytë 24-vjeçar, pasi mendohet se ka ndihmuar babain kur ndodhi plagosja.

55-vjeçari u arrestua nga Policia bashkë me djalin e dytë, ndërsa po punohet për të zbuluar motivet e ngjarjes së rëndë. Ende nuk dihet identiteti i familjes shqiptare, babait dhe dy djemve të përfshirë në ngjarje.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari vret djalin vrasje ne krete shqiptari vret djalin vrasje ne krete

Sondazh

Poll