Aktualitet

Sonila Bejtja, anëtarja e 7-të e Gjykatës Kushtetuese! KED dha “ok”, Meta e dekretoi pa humbur kohë. Kim, Soreca dhe Cal

28 Dhjetor 2020, 07:44 Nga DOSJA
Sonila Bejtja, anëtarja e 7-të e Gjykatës Kushtetuese! KED dha

TIRANË–Presidenti Ilir Meta ka emëruar gjyqtaren Sonila Bejtja, anëtaren e radhës në Gjykatën Kushtetuese. Dekretimi i Metës është bërë pasditen e sotme, vetëm pak orë pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dërgoi listën përfundimtare të kandidatëve pranë ambienteve të Presidencës. Pas emërimit të gjyqtares kanë reaguar Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, të cilët kanë përgëzuar Metën për vendimin. Soreca në një postim që ka bërë në rrjetet sociale shkruan se ky vendim përforcon funksionalitetin e Gjykatës, ndërsa Kim thotë se puna duhet të vazhdojë deri sa të vendosen 9 anëtarë.

Po ashtu ka reaguar edhe Shefja e Operacionit të Monitorimit në Shqipëri (ONM) Genoveva Ruiz Calavera, e cila ka thënë se ky vendim do të përforcojë funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese.

Në mbledhjen e ditës së sotme, KED ka intervistuar sot me gjyqtaren Bejtja, duke e vlerësuar me 76.83 pikë dhe vendosi në përfundimin e mbledhjes që ajo të jetë anëtarja e shtatë e Gjykatës më të lartë në vend. Menjëherë pas mbledhjes, emri i Bejtjes iu dërgua presidentit Meta, i cili nuk humbi kohë dhe e dekretoi. 

Sonila Bejtja ishte e vetmja kandidate në shqyrtimin e KED për vendin bosh të Besnik Muçit në Gjykatën Kushtetuese. Dy kandidatët e fazës së parë, Altin Binaj dhe Zhaklina Peto ishin në konkurrencë me Bejtjen, ku i pari u emërua në GJK, pasi ishte kandidat edhe për vendin e pestë vakant, ndërsa Zhaklina Peto është skualifikuar 2 herë nga KED dhe ka ankimuar vendimin. 

Gjykata Kushtetuese u bë funksionale disa ditë më parë me betimin e anëtarit të gjashtë të saj, Përparim Kalo. Institucioni përbëhet nga 9 anëtarë, 3 që zgjidhen nga kreu i shtetit, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë e cila ende nuk është funksionale. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë një mandat 9-vjeçar pa të drejtë riemërimi. 

(a.b;a.k;f.g/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin binaj ne kushtetuese gjykata kushtetuese sonila bejtja altin binaj ne kushtetuese gjykata kushtetuese sonila bejtja

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Dhjetor 2020, 07:18

Titujt kryesorë të portaleve, 28 dhjetor 2020

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al ka në faqe të parë foton e kryeministrit Rama në Tiranë, ndërsa Balkanweb...