Aktualitet

HARTA LIVE/ 2021 sjell mot të paqëndrueshëm, nata e ndërrimit të viteve nuk premton dëborë! Zbardhet Veriu i Shqipërisë

28 Dhjetor 2020, 07:21 Nga DOSJA
HARTA LIVE/ 2021 sjell mot të paqëndrueshëm, nata e

TIRANË– Vendi ynë do të mbetet gjatë paradites me vranësira dhe reshje shiu e dëbore, ku më të dukshme reshjet do jenë në zonat veriore. Mesdita sjell përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që herë pas here të kemi intervale me kthjellime. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.

Meteorologia Adiola Bani deklaroi se viti 2021 do të hyjë me mot të kthjellët dhe pa dëborë në vendin tonë. Në një lidhje për ABC-në e mëngjesit, Bani tha se nuk përjashtohen reshjet e dëborës në zonat e thella malore por edhe ato do të jenë në sasi të pakta.Sipas meteorologes, fundjava e parë e vitit 2021 do sjellë sërish mot të paqëndrueshëm.

Temperaturat sa vijnë e po ulen dhe veriu i vendit është përfshirë nga reshje dëbore. Mëngjesin e sotëm është zgjuar nën petkun e bardhë të dëborës dhe Mirdita. Zona e Fanit deri në tunelin e Kalimashit është zbardhur nga dëbora dhe kjo është bora e parë për këtë vit në zonën e Mirditës. Reshjet e dëborës nuk kanë krijuar problematika në qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Kombit.

Gjithashtu është pezulluar transporti detar mes Shqipërisë dhe Italisë për shkak të motit të keq. Moti i keq në Detin Adriatik pritet të përkeqësohet gjatë natës. Mbrëmjen e sotme tragetet F/b Bari dhe F/b Rigel do të qëndrojnë të ankoruar në port. 2 tragetet që do të niseshin mbrëmjen e sotme drejt Durrësit, nuk do të nisen.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit parashikimi i motit

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Dhjetor 2020, 07:18

Titujt kryesorë të portaleve, 28 dhjetor 2020

TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme.Dosja.al ka në faqe të parë foton e kryeministrit Rama në Tiranë, ndërsa Balkanweb...