Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier, burrë e grua përfundojnë në kanalin me ujë, mbyten nën thirrjet për ndihmë, ishin nisur të

28 Dhjetor 2020, 07:09 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Fier, burrë e grua përfundojnë

FIER- Burrë e grua, Ndue dhe Pashkë Preçi, banues në fshatin Shtyllas kanë humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm. Të dy, u nisën me mjetin e llojit “Toyota” për të takuar vajzën e tyre që banon në këtë zonë, por rrugëtimi iu pre në mes.

Në aksin rrugor Levan- Qarr, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, në orën 07:20. mjeti “Toyota” ku po udhëtonte çifti Preçi doli nga rruga dhe ra në një kanal me ujë. Ai që nxorri trupat e pajetë, ishte një banor i zonës, që tregoi se një tjetër i kishte parë teksa i binin xhamit dhe kërkonin të dilnin që aty. 

Ai shton më tej se kishte marrë një çelës papagall dhe i kishte nxjerrë që aty, por mund edhe të ishte shmangur ngjarja e rëndë.


Zjarrfikësja dhe ambulanca kanë mbërritur paasi janë nxjerrë trupat. Paraprakisht dyshohet se lagështira në rrugë e shpejtësia e lartë kanë qenë shkaqet kryesore të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me dy viktima ne fier aksident ne fier ndue preci pashke preci aksident me dy viktima ne fier aksident ne fier ndue preci pashke preci

Sondazh

Poll