Art&Argëtim

Një specie e re po ‘pushton tokën’, alienët çiftëzohen me njerëzit duke krijuar hibridët

27 Prill 2019, 23:00 Nga DOSJA
Një specie e re po ‘pushton tokën’, alienët

Dr Young-hae Chi  është profesori, i cili ka thënë deklaratën se ndoshta qytetërimit njerëzor po i vjen fundi. Të huajt kanë në plan të krijojnë një specie hibride.

Ai argumentoi se qëllimi parësor i të huajve është të kolonizojnë tokën, duke u çiftëzuar me njerëzit, për të prodhuar një specie të re hibride. ‘Hibridët’ e gjeneratës së dytë janë duke ecur mes nesh pa u vënë re, ka thënë profesor Chi.

Ai vuri në dukje se koha e paraqitjes së të huajve në tokë përkon me ndryshimet klimatike dhe me armët bërthamore në veçanti.

Dr. Chi vazhdoi të argumentonte se nëse veprojmë tani për ndryshimin e klimës, “jo vetëm që mund të shpëtojmë veten, por edhe të provojmë se të huajt janë të gabuar në gjykimin e kapacitetit tonë moral.

Që nga konferenca e mbajtur në vitin 2012, Dr Chi ka zhvilluar teorinë e tij, duke shkruar një libër në gjuhën koreane, titulli i të cilit përafërsisht përkthehet në: ‘Vizitat e Alienëve dhe Fundi i Njerëzimit’. Ai beson në rrëmbimet aliene dhe hipotezat për krijimin e llojeve të reja njerëzore.

Dr Chi beson se ka katër lloje alienësh: të vegjël; të gjatë dhe të guximshëm; të huajt me sytë si të gjarprit; dhe së fundmi, të huajt si insekte. Këto të fundit mund të jenë shkalla më e lartë në hirearki që u jep urdhëra kategorive më të ulëta.

Sipas teorisë së Dr Chi-së, fakti që qytetarët e huaj dhe njerëzit ndajnë të njëjtën biosferë nënkupton që ndryshimet klimatike kanë një ndikim negativ ndaj tyre, duke llogaritur kështu ndërhyrjen e tyre në çështjet njerëzore.

Marrë dhe përshtatur nga: The OXFORD STUDENTS

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete alienët çiftëzim hibridë pushtim alien specie e re alienët çiftëzim hibridë pushtim alien specie e re

Sondazh

Poll