Art&Argëtim

‘Xhejson meriton të paguhet, mos e ktheni në lypës’, Olti Curri thumbon Alketën

27 Prill 2019, 22:16 Nga DOSJA
‘Xhejson meriton të paguhet, mos e ktheni në lypës’,

TIRANË– Moderatorja, Alketa Vejsiu ka bërë me dije nismën që ka ndërmarrë për t’i ndryshuar jetën, Xhejson Baftit, ku ka kërkuar dhe ndihmën e publikut për të kontribuar me aq sa të kenë mundësi. Por, shumë ndjekës kanë reaguar negativisht në rrjete sociale, duke mos e mirëpritur mënyrën se si veproi moderatorja.

Edhe bloggeri Olti Curri i është bashkuar opinionit të disa ndjekësve, të cilët mendojnë që ndihma mund t’i jepet nga vetë produksioni, pa qenë nevoja për t’i mbledhur këto fonde.

“Në fakt, Xhejsoni është pika e fortë dhe e vetme e këtij sezoni të “Në kurthin e Piter Pan. Produksioni le të fusë më pak në xhep dhe të paguajë për atë që meriton ky personazh dhe jo ta shndërrojë në ‘lypës’. Xhejsoni meriton të paguhet më shumë se kushdo tjetër në atë spektakël sepse pa atë, spektakli do të ishte një funeral me singla hapje dhe mbyllje, asgjë më shumë”,-ka shkruar Olti Curri në InstaStory.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz 'lypës' alketa vejsiu meriton të paguhet olti curri xhejson bafti 'lypës' alketa vejsiu meriton të paguhet olti curri xhejson bafti

Sondazh

Poll