Art&Argëtim

Propozimin më të pazakontë e paska marrë Ledina Çelo! Burri theu derën e shtëpisë, dhe ja përse

27 Prill 2019, 20:44 Nga DOSJA
Propozimin më të pazakontë e paska marrë Ledina Çelo!

TIRANË- Këngëtarja, Ledina Çelo është e ftuara e radhës në ‘Xing me Ermalin’ dhe e pyetur se si u njoh me partnerin e saj, ajo ka rrëfyer për herë të parë propozimin e veçantë që mori nga Naimi, që është njëkohësisht i njohur si kampion bote në kick box. Ai kishte përgatitur një surprizë për ditëlindjen e saj.

Pas orës 12 të natës bashkëshorti kishte menduar t’i propozonte për martesë, por unaza ishte në shtëpi dhe Naimi e kishte nxituar Ledinën që të mbaronte sa më shpejt darka. Ledina tregon se pasi shkuan te dera e shtëpisë, kuptuan se kishin humbur çelësat…

“Shkuam në shtëpi, por nuk gjente çelësat të hapte derën. Kur shoh unë ky e theu derën. Në orën 12 më tregoi unazën. Donte patjetër që të ma jepte unazën në orën 12 prandaj e theu derën.”-ka rrëfyer këngëtarja, Ledina Çelo.

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ledina çelo propozim i veçantë si u njoh me burrin theu derën ledina çelo propozim i veçantë si u njoh me burrin theu derën

Sondazh

Poll