Art&Argëtim

Incidenti në South Outdoor, Ruçi dhe Margatiti ndërpresin konferencën: Kemi ardhur për festë

27 Prill 2019, 18:13 Nga DOSJA
Incidenti në South Outdoor, Ruçi dhe Margatiti ndërpresin

HIMARË- Në kuadër të aktiveteve për festivalin South Outdoor Festival që këtë vit po zhvillohet në Borsh, ishte parashikuar dhe një konferencë me median e ministres së Kulturës dhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit.

Por jo gjithçka shkoi mirë gjatë konferencës që ishte përgatitut për projektin e qeverisë “100 fshtatrat”. Më parë kishin kishin thënë se do të flsinin vetëm për turizmin dhe jo për problemet e infrastrukturës që hasin fshatrat turisitikë.

Ishte një nga përfaqësuesit e kompanive turistike, i cili pyeti pikërisht për infrastrukturën, dhe tha se shumë turistë që vijnë në Borsh nuk kanë një shëtitore për të kaluar kohën e lirë. Por kjo pyetje minsitres nuk i ka pëlqyer dhe e shmangu duke thënë se jo çdo gjë nis nga infrastruktura.

Por një banor që ishte i pranishëm në këtë takim ka thënë se nëse qeveria nuk bën rrugën, ata nuk e lejojnë më që të bëj organizime të tilla në fshtatrat ku ata banojnë pasi janë organizime të kota. Menjëherë pas kësaj deklarate të banorëit, Margariti ka vendosur që të mbyll konferëncën dhe të mos lejojë më asnjë pyetje duke u larguar dhe nga vendi ku po zhvillohej takimi.

Dosja.al u interesua që t’i bënte disa pyetje minsitres, por ajo nuk pranoi duke thënë se në Borsh kishte shkuar për festë. “Kam ardhur për festë, jo për t’u pyetur nga gazetarët”, u shpreh Margariti.

Por dhe Ruçi nga ana tjetër i ka dalë në mbrojtje Margarit duke thënë se dhe ai kishte shkaur për festë dhe i ftoi të gjithë të hanin, të pinin e të festonin, pasi për të sukesi i 100 fshatrave është i garantuar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture 'south outdoor' elva margariti gramoz ruci incidenti ne konference 'south outdoor' elva margariti gramoz ruci incidenti ne konference

Sondazh

Poll